Këto janë tri shtetet më të rrezikshme në botë për ti vizituar

Safeture, një platformë për menaxhimin e rreziqeve të udhëtimit, ka krijuar një hartë që tregon se në cilat shtet është rrezik të udhëtoni si turistë.

Siguria e vlerëson Haitin si më të rrezikshmin. Situata e sigurisë është e pasigurt dhe nuk mund të garantohet me strukturat ekzistuese. Numri i rrëmbimeve kriminale dhe krimeve të tjera të dhunshme është shumë i lartë në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Port-au-Prince. Shumë banda kriminale operojnë në shtet dhe shteti nuk ofron sigurinë e duhur.

Vendi i dytë më i pasigurt është vlerësuar Venezuela. Tensionet sociale dhe politike po e kthejnë vendin në një fuçi baruti, me pengesa në furnizime me karburant, ujë dhe energji elektrike dhe shpesh pa ushqime të disponueshme. Krime të dhunshme si rrëmbime, grabitje ose ofendime seksuale janë të përditshme në këtë shtet. Në Venezuelë janë të njohura rastet kur edhe personeli policor është i përfshirë në krime.

Afganistani zë vendin e tretë në rënditjen e shteteve më të pasigurta. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) këshillon fuqimisht të mos udhëtoni në Afganistan. Që nga tërheqja e trupave të NATO-s, talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe e kanë përkeqësuar situatën në vend. Ekziston rreziku i luftimeve, sulmeve me raketa, minave, sulmeve terroriste, rrëmbimeve dhe sulmeve të dhunshme kriminale, duke përfshirë përdhunimin dhe grabitjen e armatosur, thuhet në këshillën e FDFA./