Ndodhë te skuadra e Premierligës, futbollisti rrah bashkëlojtarin dhe thyen zhveshtoren

Skuadra e Wolverhampton është përballur me një situatë jo të zakonshme. Futbollisti i saj, Jonny Otto është dënuar deri në fund të janarit për sjellje të dhunshme në stërvitje.

Otto e ka goditur me bërryl në stërvitje talentin e skuadrës, Chirewa.

Më pas futbollisti e ka pështyrë një anëtar të ekipit stërvitor, para se të shkonte në zhveshtore ku ka thyer gjësende dhe televizorin e skuadrës.

Drejtori sportiv i Wolverhampton, Matt Hobbs ka thënë se Otto e ka pranuar sjelljen e tij dhe ka kërkuar falje për situatën e krijuar.