Green i jep shuplakë masive basketbollistit boshnjak në NBA

Draymond Green vazhdon të ketë epitetin e basketbollistit agresiv në NBA.

Pasi u sanksionua së fundmi me pesë ndeshje për kapjen e Rudy Gobert në qafë, ai tani është përfshirë në një duel tjetër fizik.

Green i dha shuplakë masive basketbollistit boshnjak, Jusuf Nurkiq në ndeshjen Golden State Warriors-Phoenix Suns.

“I kërkoj falje Jusufit sepse nuk kisha ndërmend ta godisja. E bëra pa dashje” ka thënë Green pas ndeshjes.