Superliga e Kosovës ka mbyllur javën e 24-të, ku nuk munguan ndeshjet e forta dhe golat.
Derbin e javës e ka fituar Drita që ka mposhtur rivalin e përbetuar Gjilanin me rezultat 2-0.
Kjo ka bërë që Drita ta ruajë pozitën e parë në renditje me 53 pikë, shkruan Telegrafi.
Ballkani ka fituar bindshëm ndaj Arbërisë me rezultat 6-2, duke ruajtur pozitën e dytë me 51 pikë.
Në vendin e tretë mbetet Prishtina me 50 pikë, që fitoi ndaj Besës me rezultat 5-1.
Gjilani dhe Trepça ’89 mbajnë pozitat katër dhe pesë.
Për mbijetesë do të luftojnë fuqishëm Feronikeli, Llapi, Arbëria dhe Drenica.
Besa mbetet në pozitën e fundit në renditje. /Telegrafi/