Renditja pas javës së 24-të: Drita kthehet lider, Ballkani e Prishtina në ndjekje

Superliga e Kosovës ka mbyllur javën e 24-të, ku nuk munguan ndeshjet e forta dhe golat.

Derbin e javës e ka fituar Drita që ka mposhtur rivalin e përbetuar Gjilanin me rezultat 2-0.

Kjo ka bërë që Drita ta ruajë pozitën e parë në renditje me 53 pikë, shkruan Telegrafi.

Ballkani ka fituar bindshëm ndaj Arbërisë me rezultat 6-2, duke ruajtur pozitën e dytë me 51 pikë.

Në vendin e tretë mbetet Prishtina me 50 pikë, që fitoi ndaj Besës me rezultat 5-1.

Gjilani dhe Trepça ’89 mbajnë pozitat katër dhe pesë.

Për mbijetesë do të luftojnë fuqishëm Feronikeli, Llapi, Arbëria dhe Drenica.

Besa mbetet në pozitën e fundit në renditje. /Telegrafi/