Shkolla e mesme Sezai Surroi në Bujanoc ka njoftuar nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolla rreth ndryshimeve të vijimit të mësimit nga dita e hënë.
Ky është njoftimi i shkollës:
Njoftohen nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, se nga 07.02.2022. mësimi do të vijohet sipas këtij orari:
Ditën e hënë, e mërkurë dhe e premte, mësimin e përcjellin nxënësit e grupit të parë (paralelet qe i kanë tri grupe, vijojnë grupi i parë dhe i dytë),
Ndërsa ditën e martë dhe të enjte mësimin e përcjell grupi i dytë (përkatësisht grupi i tretë për paralelet me tri grupe).
Kujdesi duhet të jetë i shtuar ndaj ruajtjes nga pandemia, duke i respektuar të gjitha udhëzimet e shtabit të krizave.
Nga shërbimi i shkollës!