Prej ditësh nafta po tregtohet në bursat botërore në nivelet më të larta historike.
Gjithsesi, kjo lëvizje çmimesh ka ndikuar edhe në situatën e tregut vendor, ku çmimet janë rritur me rreth 10 për qind që nga shtatori.
Në Serbi, aktualisht një litër benzinë në pompat e derivateve shitet për rreth 172 dinarë (1.47 euro), ndërsa nafta kushton 181 dinarë (1.55 euro) për litër.
Sa i përket çmimeve në shtetet tjera të rajonit, sipas të dhënave të faqes globalpetrolprice më 31 janar, çmimet e naftës variojnë nga 1.14 euro për litër në Maqedoninë e Veriut deri në 1.58 euro në Shqipëri. Ndërsa sa i përket çmimeve të benzinës, ato variojnë nga 1.23 euro për litër në Bullgari deri në 1.6 euro për litër në Shqipëri.
Konkretisht, çmimet e karburanteve në rajon po ecin kështu:
- Sipas të dhënave të fundit, një litër naftë në Slloveni kushton 1.39 euro, ndërsa një litër benzinë kushton 1.35 euro.
- Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas faqes globalepetrolprice, një litër benzinë dhe naftë kushton 1.24 euro.
- Në Bullgari një litër naftë kushton 1.26 euro, ndërsa një litër benzinë 1.23 euro.
- Në Rumani nafta kushton 1.34 euro për litër, ndërsa benzina rreth 1.35 euro.
- Në Mal të Zi, një litër naftë kushton 1.39 euro, ndërsa një litër benzinë kushton 1.42 litra.
- Në Kosovë, një litër naftë kushton 1.33 euro.
- Deri tani karburanti më i lirë në rajon është në Maqedoninë e Veriut, ku një litër naftë kushton 1.14 euro dhe një litër benzinë 1.26 euro.
- Në Kroaci, nafta kushton 1.52 euro, ndërsa benzina 1.46 euro.
- Në Hungari, nafta dhe benzina kanë pothuajse të njëjtat çmime, një litër naftë kushton 1,35 euro, dhe benzina kushton 1,349 euro.
- Karburanti më i shtrenjtë në rajon është në Shqipëri, ku një litër naftë kushton 1.58 euro dhe një litër benzinë 1.6 euro.