Gjakovë: Dyshohet se dhunoi e sulmoi seksualisht vajzat e tij, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar njërën nga vajzat e tij dhe se tjetrën e ka sulmuar seksualisht.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka thënë se nëna e vajzave së bashku me to sot rreth prës 11:20 kanë bërë ankesë në Polici.

“Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti i saj, gjegjësisht babai i viktimave, kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme”, është njoftuar tutje.

Po ashtu, është treguar se dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e prokurorit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, nënës si dhe avokatëve mbrojtës.

Ndërsa, i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur për 48 orë.