Adoleshenti që theu llogaritë e Apple, Biden dhe Bill Gates në Twitter, dënohet me 3 vjet burg

Vitin e kaluar, llogaria zyrtare Apple në Twitter u hakua dhe u përdor si një mënyrë për të mashtruar për kriptovalutat e Bitcoin.

Tani, personi që qëndron pas këtij hakimi është dënuar. Adoleshenti që qëndron pas kësaj vepre penale, i cili ndodhet në Florida, ka është deklaruar fajtorn ë këmbim të një dënimi me tre vjet burg.

Kështu thuhet sipas një raporti të publikuar sot nga Tampa Bay Times. Adoleshenti në fjalë është 18 vjeç dhe nuk theu vetëm llogarinë e Apple në Twitter, por edhe llogaritë në Twitter të Bill Gates, Joe Biden dhe të tjerëve.

Dënimi do të lejojë adoleshentin, Graham Ivan Clark, të konsiderohet si një “shkelës i ri “, pavarësisht nga mosha. Që do të thotë se disa pjesë të dënimit të tij do të jenë të ndryshme, sipas përcaktimit.