Albin Kurti për ngjarjen në veri: Suksesi më i madh i Policisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës filloi me një minutë heshtje për nder të policit kosovar që mbeti i vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëri tha se në sulmin e veriut janë përfshirë individë të saksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale.

“Të dielën është cenuar sovaraniteti shtetror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Me vlerë mbi 5 milionë euro të armatimit ushtarak,është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Aty janë përfshirë individë të saksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim të institucioneve tona të drejtësisë për vepra penale në Kosovë”, tha Kurti.

Kurti tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës qysh nga shpallja e Pavarësisë.

“Përballë kësaj është dëshmuar profesionalizimi jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës është dëshmuar edhe kapaciteti i tyre i plotë për të mbrojtur Republikën. Ky është suksesi i tyre më i madh që prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo na bën krenar të gjithëve”, tha tutje Kurti.“Ju ftojë të gjithëve që ta falënderojmë pjesëtarët e PK-së kudo që i shihni”, shtoi ai.