Arrestohen hajnat që vodhën barnatoren në Bujanoc

Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, kanë ndriçuar vjedhjen që ishte bërë dje në një barnatore në Bujanoc.

Gjatë aksionit janë arrestuar V.Dz (32) nga Vranja dhe R.I. (31) nga Bujanoci pasi dyshohen se kanë kryer këtë vepër penale.

Personat e lartpërmendur dyshohet se dje kanë hyrë në magazinën e një barnatoreje në Bujanoc dhe kanë vjedhur artikuj të ndryshëm.

Policia shumë shpejt i ka identifikuar dhe tek ata janë gjetur pjesa e artikujve të vjedhur, e cila do të i kthehet pronarit të barnatores./Spektri