As këmishë dhe as xhaketë, ky është trendi i kësaj vjeshte





Moti i vjeshtës na vendos në dilema të përditshme të gjithë ne, përsa i përket veshjes që duhet të zgjedhim. Edhe nëse veshjet tona të dimrit kanë gjetur vendin e tyre në gardërobë, rreth mesditës kur del dielli, mëngët e shkurtra në fund të fundit duket si veshja e duhur.

Pra, këtë sezon pardesyja luan rolin më të rëndësishëm. Vitet e fundit, trendi i njohur si “shacked”, këmisha më e trashë, është ai që preferojnë gjithnjë e më shumë femra.

Emri i “shacked” vjen nga fjalët këmishë dhe xhaketë dhe në thelb është një përzierje e dy pjesëve të domosdoshme të garderobës sonë.