Beatrix Ramosaj bën ndryshimin e papritur në look (Video)





Që pas daljes nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi këngëtarja ka bërë një ndryshim në look. Beatrix nga bjonde është kthyer në ngjyrën e saj origjinale, brune.

Ish-banorja publikoi një video në Tiktok teksa shfaqet në parukeri.
‘S’ka më bjondeeee”- shkroi ajo krahas videosM ndërsa në sektorin e kometeve këngëtarja mori komplienta të shumta.

Kujtojmë se dida kohë më parë u përfol se Beatrix do të ishte pjesë e spektaklit “Dance Albania” kjo për faktin se moderatorja ripostoi në Instagram një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihej Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”. Fakti që moderatorja rishpërndau postimin i bëri të gjithë të mendojnë se Beatrix do ishte pjesë e emisionit.

Më pas erdhi dhe reagimi i Trixës e cila i falenderoi shumë fansat e saj që dëshirojnë ta shikojnë në emisione televizive por zbuloi se është e zënë me projektet e saj të reja muzikore.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”,– u shpreh ajo.
Video Beatrixa