Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi i tij nga Kina

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur pas udhëtimit të tij të fundit në Kinë.

Sipas Business Insider, Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s ka fituar 36 miliardë dollarë në vlerë neto gjatë javës së kaluar, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Kjo pasi aksionet e Tesla-s u rritën pas raporteve se kompania ishte një hap më afër marrjes së miratimit për të futur teknologjinë e saj të Vetë-Drejtimit të plotë në Kinë.

Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s.

Pasuria e Musk, e lidhur ngushtë me 20.5% të aksioneve të tij në Tesla, është luhatur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht rritjes së fundit, CEO i SpaceX ka parë rënien e pasurisë së tij personale me 27.5 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të Bloomberg, pasi aksionet e Tesla kanë prirje në rënie.

Musk është gjithashtu shumë më pak i pasur se sa ishte në vitin 2021, kur ai ishte në krye të indeksit të miliarderëve me një pasuri të vlerësuar prej 340 miliardë dollarësh.

Tre vjet më vonë, ai është tani pas shefit të LVMH, Bernard Arnault dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me një vlerë neto aktuale të vlerësuar prej 202 miliardë dollarësh.