Legjenda kroate, Zvonimir Boban së bashku me legjendën portugeze Luis Figo do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njofton Klankosova.tv.
Boban do të vjen në cilësi të shefit të futbollit në UEFA, derisa Figo në cilësi të këshilltarit të UEFA-s.
Së bashku me ta do të qëndrojnë edhe zyrtarë tjerë të këtij institucioni.
Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën.
Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor.
A.A.