Dorëhiqet Stankoviq, dështimi i tretë radhazi!

Dejan Stankovic ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Crvena Zvezdës. Ish-mesfushori i njohur i Interit dhe Lazios, i cili fitoi trofe të shumtë me dy ekipet italiane, e ka përjetuar keq eliminimin nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv në “play-off” të Champions League.

43-vjeçari mori drejtimin e Zvezdës në dhjetorin e vitit 2019, duke numëruar 130 ndeshje në stolin e ekipit ku luajti edhe si futbollist. Shkaqet e dorëheqjes lidhen me mungesën e kualifikimit në grupet e Champions League.

Ky klub është dashuria ime më e madhe, por ndihem plotësisht bosh pas tentativës së tretë për t’u kualifikuar në grupet e Champions. Na shkoi përsëri keq, dhashë maksimumin, por nuk mund të vazhdoj më”.