Bujanoc: Shtatë persona pozitiv me Covid-19 brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Bujanocit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me coronavirus.

Ditës e djeshme në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc janë testuar gjithsejt 71 qytetarë, prej tyre 67 të rritur dhe 4 fëmijë.

Spektri ka mësuar se njëri nga personat pozitiv është punëtorë shëndetësorë.

Me të dhënat e fundit, numri i të prekurëve me Covid-19 gjatë muajit mars ka arritur në 185 persona.

Nga fillimi i pandemisë, zyrtarisht në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 1081 raste me coronavirus./Spektri