Janë publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Serbi, të cilat do të vlejnë deri më 15 maj.
Sipas vendimit më të fundit, nga sot në ora 15:00: Një litër eurodizel do të kushtojë maksimalisht 223 dinarë, Ndërsa benzina Euro Premium BMB do të shitet me çmim prej 191 dinarë për litër.
Krahasuar me javën e kaluar, çmimi i dizelit është rritur për 2 dinarë, ndërsa benzina ka mbetur me të njëjtin çmim.
Rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet në tregun botëror të naftës, ku sipas raportimeve ndërkombëtare, tensionet në Lindjen e Mesme dhe vështirësitë në qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit kanë ndikuar në shtrenjtimin e naftës dhe derivateve në nivel global.
Ndërkohë, Qeveria e Serbisë më herët kishte vazhduar vlefshmërinë e vendimit për kufizimin e çmimeve të derivateve edhe për 150 ditë të tjera, respektivisht deri në mesin e muajit gusht.
Po ashtu, janë ndryshuar edhe çmimet e dizelit për bujqit, ku litri i dizelit subvencionues aktualisht kushton 184 dinarë./