Coronavirus COVID-19

Rreth 2 mijë qytetarë të Komunës së Bujanocit deri tani janë vaksinuar kundër Coronavirusit.Nga informatat që ka siguruar Spektri, rreth 1 mijë prej tyre tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.Deri tani qytetarët janë vaksinuar me dozat e prodhuara nga Phizer, Sinopharm, Sputnik dhe Astrazeneca.Në Komunën e Bujanocit qytetarët më së shumti kanë marrë vaksinën kineze Sinopharm ndërsa kohëve të fundit janë duke u vaksinuar edhe me Astrazeneca.Nga Hulumtimet e Spektrit është konstatuar se shqiptarët në përgjithësi janë paraqitur për vaksinën Phizer dhe tash së fundmi atë të Oxfordit, Astrazeneca.