Fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti ka ndërruar jetë.
Lajmin e dhimbshëm e ka dhënë nëna e tij në rrjete sociale, Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri”.
Ajo shkruan se djali i saj ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
“Gëzimi i parë i nanës biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covid dhe me shtrëngim gjoksi. Shkove bir Ahmed, ma le me plagë zemren time edhe per sa kam jetë. Por do të duroj se Zoti kështu paska desht. Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund te ekzistojnë në botë”, ka shkruar Huduti.