Del mikrovala e parë çantë

Kompania Willtex Willcook e ka krijuar një mikrovalë çantë.

Mikrovala përdor një bateri të jashtme për të cilën krijuesit e saj thonë që jua mban të ngrohtë ushqimin për tetë orë.

Çanta përshkruhet të jetë shumë e lehtë dhe tepër e përshtatshme për t’u bartur kudo me vete, dhe mund ta ngrohë ushqimin për 20 minuta.

Madje ajo konsiderohet të mos jetë bash mikrovalë, por në të vërtetë çantë që përdor teknologjinë për të gjeneruar nxehtësi.

Ajo mund të arrijë një nxehtësi prej 80 gradësh Celsius në pesë minuta, dhe për më tepër mund të përdoret edhe për t’i mbajtur gjërat ftohtë.