Prodhimet nga Lugina gati për t’u ekspozuar në Zvicër!

Prodhimet e kompanive nga Lugina e Preshevës të cilat do të ekspozohen në Panairin e Luginës së Preshevës në Zvicër, janë duke u grumbulluar nga organizatorët e Panairit, të cilat në mënyrë të organizuar do të transportohen për në Zvicër.

Panairi i cili i dedikohet kompanive nga Lugina, do të mbahet më 11 dhe 12 Maj, në Cyrih të Zvicrës.