Derek Chollet, këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit ka thënë se SHBA-ja nuk pranon dhe nuk mbështet një Republika Sërpska në Kosovë
“Asociacioni është një marrëveshje që është bërë para 10 vjetësh. E rëndësishme është që ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet e barabarta dhe t’u dëgjohet zëri dhe që serbët e veriut të jenë më pak të lidhur me Beogradin. Ne nuk do të pranojmë dhe as nuk do të mbështesim asgjë që mund të krijojë një republikë serbe. Ajo që po shikojmë është se si mund të jetë i pranueshëm Asociacioni për të dyja palët”, ka thënë Cholleti.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka thënë se duhet thënë vazhdimisht si Serbisë ashtu edhe Kosovës se është një mundësi që mund të mos vijë më me dekada./Insajder
“Duhet vazhduar t’u themi këtë. Dje kam folur me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti, duke u përmendur rëndësinë dhe se duhet ecur bashkë drejt zbatimit. Duhet pranuar se BE-ja është angazhuar jashtëzakonisht së fundi. Kemi punuar me palët ne vazhdimisht. Por, palët duhet dëgjojnë këtë edhe nga Kongresi, të mos mendojnë se shqetësohemi vetëm ne. Nuk ka ndonjë ‘plumb magjik’ këtu. Duhet kurajë politike e rrezik për të dy liderët për të ecur para, ne duam t’u japim atë guxim”, tha Chollet.