Dikur blinte emra të mëdhenj si Paulinho e Jackson Martinez, sot pranë katastrofës





Gjatë dekadës së fundit, Guangzhou Evergrande ka qenë një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në futbollin aziatik.

Një superfuqi në nivel teknik dhe ekonomik, që ka dominuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nga viti 2011 deri në vitin 2019, Guangzhou fitoi tetë Kampionate, dy Kupa, katër Superkupa dhe dy Champions aziatikë, i pari me Marcello Lippin në stol, i dyti me Felipe Scolarin.

Një klub që është fokusuar shumë te “made in Italy”, duke çuar në Kinë lojtarë si Diamanti dhe Gilardino, si dhe Fabio Cannavaron, i cili si trajner fitoi kampionatin e fundit në vitin 2019.

Përveç titujve të fituar, Guangzhou Evergargrabde ishte superfuqi në merkato. Ka blerë lojtarë si Paulinho (nga Barcelona për 42 milionë) apo Jackson Martinez (marrë për të njëjtën shumë nga Atletico Madrid), Talisca dhe Ricardo Goulart (19 dhe 15 milionë euro).

Sot, megjithatë, situata në Guangzhou është shumë e ndryshme. Sipas Super Sport investimet kanë mbaruar dhe bashkë me to edhe kohët e mira. Skuadra aktualisht përbëhet vetëm nga lojtarë kinezë dhe rezultatet në fushë janë gjithnjë e më katastrofike.

Guangzhou, në të kaluarën dominuese, u eliminua nga Championsi aziatik (zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuar në gjashtë ndeshje). Një dështim epokal. Por kjo nuk është e gjitha: Guangzhou gjithashtu rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, duke qenë aktualisht e treta nga fundi në renditje me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje. Një cikël fitues që tashmë ka përfunduar, i cili rrezikon të përfundojë në mënyrë katastrofike./tch