Disa vende evropiane që ju paguajnë për të jetuar në to

Disa nga vendet evropiane me popullsi në rënie janë duke ofruar para për banorët e rinj.

Kjo po ndodh pasi që shumë zona rurale po përballen me plakjen e popullsisë pasi të rinjtë po zgjedhin të jetojnë në qytete ose të mos kenë fëmijë.

Disa nga ato vende që ofrojnë para për të jetuar në to, janë:

Albinen, Zvicër

Albinen në Alpet zvicerane është shtëpia e më pak se 250 banorëve. Për të shtuar popullsinë e saj, komuna e vogël po ofron t’i paguajë familjeve mbi 50,000 euro për të lëvizur atje.

Të rriturit nën 45-vjeç do të marrin 25,000 franga zvicerane (25,300 euro) për të kaluar atje, plus 10,000 franga zvicerane (10,120 euro) për fëmijë.

Skema është e hapur vetëm për shtetasit zviceranë ose të huajt e kualifikuar që kanë jetuar në Zvicër për një kohë të mjaftueshme për të marrë një leje qëndrimi C.

Aplikantëve u kërkohet gjithashtu të jetojnë në një shtëpi me vlerë të paktën 200,000 franga zvicerane (202,310 euro) dhe duhet të përkushtohen për të jetuar në Albinen për 10 vjet.

Ponga, Spanjë

Ponga, një qytet dhe komunë me 600 banorë në veriperëndim të Spanjës, do t’u paguajë britanikëve 3000 Euro për secilin për t’u zhvendosur atje. Nga 3000 euro tjera do të jepen për çdo fëmijë të lindur atje.

Për të përfituar nga oferta, britanikët duhet të përkushtohen të jetojnë në Ponga për të paktën pesë vjet.

Rubia, Spanjë

Fshati spanjoll Rubia në Galicia do të paguajë të huajt deri në 150 euro në muaj për të jetuar atje.

Skema synon familjet me shpresën për të rritur numrin e nxënësve në shkollat lokale.

Rubia ndodhet në veriperëndim të Spanjës, 2.5 orë me makinë në lindje të Santiago de Compostela.

Kalabria, Itali

Në Kalabri, rajoni jugperëndimor i Italisë, zhvendosja në një fshat me 2,000 banorë ose më pak do t’ju mundësojë juve deri në 28,000 euro.

Nisma shpreson të luftojë shpopullimin, raporton “Euronews”, transmeton Klankosova.tv.

Të interesuarit për të aplikuar duhet të jenë 40-vjeç e poshtë dhe të lëvizin në rajon brenda 90 ditëve nga pranimi i aplikimit të tyre. Ata gjithashtu duhet të hapin një biznes ose të gjejnë punë. /Klankosova.tv