Dritë mbi skenën e komedisë: Historia, sfidat dhe magjia e ‘Ditëve të Komedisë Shqiptare’ në Preshevë

Emisioni Drita për muajin janar 2023 i kushtohet njërit prej organizimeve më të rëndësishme kulturore në Preshevë dhe Bujanoc – festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”. Përmes rrëfimeve të themeluesve, organizatorëve, aktorëve dhe regjisorëve, emisioni sjell historinë e këtij festivali që nga vitet ’90, rëndësinë e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare, si dhe sfidat e vazhdueshme në organizim. Një udhëtim pas kuintave të skenës teatrale, ku komedia shfaqet jo vetëm si argëtim, por si akt kulture, rezistence dhe bashkimi artistik mbarëkombëtar.