E moshuara që u rrah brutalisht është nëna e dëshmorit





E moshuara ndaj së cilës është ushtruar dhunë sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është nënë e dëshmorit Taulant Nura nga Gjakova, raporton Front Online.

Kjo është bërë e ditur nga burimet e Front Online.
Për këtë rast policia ka arrestuar dhe ka vendosur masë të paraburgimit për 48 orë ndaj dy personave.

Sot është publikuar një video ku ndaj të moshuarës në fjalë është ushtruar dhunë nga një infermiere dhe është inqizuar po ashtu.
Disa figura të larta të sferës publike dhe politike e kanë dënuar rastin ashpër./FrontOnline