Pluhur dhe tym i zi u pa nëpër tërë Bejrutin, derisa qyteti u godit nga shpërthime të fuqishme si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.
Një prej momenteve të shpërthimit është kapur nga kameramani dhe korrespondentja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër sulmet izraelite janë duke vazhduar mbi qytetet e Libanit, e nga IDF-ja thonë se po shënjestrojnë pozicionet e Hezbollahut. /Telegrafi/