Sot, po mbahet konferenca ekonomike e II e organizuar nga Unioni i Afaristëve Vizioni – PMB, me slloganin “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”.
Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 200 biznese të ndryshme, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur nga Diaspora, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me qëllimin për bashkëpunim me bizneset dhe zhvillimin ekonomik në Luginë të Preshevës.
Në mesin e tyre po marrin pjesë emra të njohur të biznesmenëve të suksesshëm shqiptar si dhe përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës do të ketë takime në mes bizneseve vendore dhe atyre nga shtetet e ndryshme, ndërsa ditën e shtunë do të vizitohen disa prodhues vendor në Preshevë dhe Bujanoc.
Konferenca po mbahet në Restaurant “Bici”, në Komunën e Bujanocit.