Eskalon Vuçiq: Në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i serbëve i organizuar nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe e ka njoftuar atë se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal që sipas tij është i organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai në Instagram ka deklaruar se ka pasur një bisedë shumë të rëndësishme me ambasadorin rus dhe ka shprehur mirënjohjen për dëgjimin e kërkesave të palës serbe.

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bocan-Harchenko. Jam mirënjohës që ai dëgjoi kërkesat e palës serbe. E njoftova Bocan-Harchenko për faktin se po kryhet spastrim etnik brutal në Kosova dhe Metohia e organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vuçiq.