Felix Magath pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë zgjedhjen e saj për trajner të Kosovës. Ai është trajneri i njohur gjerman Felix Magath.

Kryetari i FFK-s Agim Ademi, ka shkuar në Gjermani për këtë arsye.

Sipas raportimeve marrëveshja ende nuk është finalizuar, por palët janë në bisedime të avancuara.

Ndryshe, Magath është emër i njohur i futbollit, pasi që në të kaluarën ka drejtuar klube të njohura si Bayern Munich, Hamburg, Werder Bremen, Suttgart, Wolfsburg dhe Schalke.

Felix Magath gjithashtu ka pasur suksese duke fituar dy herë Bundesligën me Bayernin dhe një herë me Wolfsburgun.