Frutat më të mira për t’u konsumuar në mëngjes

Frutat janë ushqimi më i mirë për ta pasuruar organizmin me vitamina dhe antioksidant. Nëse dëshironi të rrisni suksesin e dietës tuaj në mirëqenien e organizmit dhe shëndetin e mirë frutat janë ushqimi ideal.
Frutat më të mira për t’u ngrënë në mëngjes janë boronica, grejpfruti, pjepri dhe bananet. Këto fruta janë të lehta për t’u shoqëruar me ushqime të tjera për mëngjes. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë që nevojiten për humbje peshe në mënyrë të shëndetshme.

Boronica

Boronicat janë të mira për shëndetin tuaj të zorrëve, plakjen e lëkurës, qëllimet e humbjes së peshës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ajo është një frut që mund ta shtoni në mëngjesin tuaj çdo ditë për të përmirësuar dhe ruajtur gjendjen tuaj shëndetësore. Substanca Anthocianina flavonoide që gjendet në këtë frut e ndihmon trupin tuaj të prodhojë adiponectin. Ky është një hormon që është i lidhur me nivelet më të ulëta të glukozës, frenon dëshirën për ngrënie të tepërt dhe ndihmon metabolizmin, shkruan Yahoo. Boronicat kanë pak kalori e shumë antioksidant gjë që i bën të jenë një ushqim i mirë për shujtat tuaja. Nëse dëshironi të humbni peshe, dietologët këshillojnë t’i hani ato në mëngjes për shkak se përmbajnë fibra dhe kjo e ndihmon sistemit tuaj tretës.

Grejpfruti

Është një burim i madh fibrash dhe lëndësh ushqyese. Ata kanë sasi të larta të vitaminës C, vitaminës A dhe antioksidantë. Ata gjithashtu kanë jashtëzakonisht pak kalori. Llogaritet që një grejpfrut i mesëm ka vetëm 52 kalori. Ky frut gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme uji, kështu që është super hidratues gjithashtu. Nëse e konsumoni gjatë mëngjeseve grejpfruti do të ju ndihmojë në metabolizëm dhe humbje peshe. Dietologët këshillojnë që nëse dëshironi të humbisni peshë, më mirë është që grejpfruti të hahet si frut se sa të pihet si lëng, për shkak se lëngu ka më shumë kalori.

Pjepri

Është anëtar i familjes Cucurbitaceae. Kjo e bën atë të afërt me trangujt dhe kungujt. Edhe pse shpesh të grupuara së bashku, shumica e pjeprave të ëmbla ndahen në dy kategori të gjera: shalqinjtë dhe muskpjepërit. Disa nga pjeprat më të njohura përfshijnë shalqinjtë, cantaloupe, pjeprat dimërorë dhe shumë lloje të tjera. Edhe pjepri ka pak kalori e shumë ujë dhe kjo e bën të jetë një ushqim i mirë për ta shtuar në mëngjeset tuaja.

Bananet

Bananet janë një frurt i mirë për humbje peshe. Dietologët këshillojnë të hani banane për shkak që përmbajnë baktere mikrobiome dhe fibra që ndihmojnë në humbje peshe.

Me krejt këto fruta ju mund të bëni një pijë “smoothie” që i kontribuon shëndetit tuaj. Për ta bërë edhe më të shëndetshme mënyrën e konsumimit ju mund t’i shtoni arra e kos. Gjithashtu mund të krijoni një sallatë frutash e t’i shtoni përbërës si fara liri, fara chia e drithëra pa sheqer.

Por nëse doni të humbni peshë dietologët kanë bërë të ditur se nuk është e mjaftueshme vetëm t’i hani këto fruta, por duhet tu përmbaheni orareve të ngrënies. Duke ju përshtatur këtyre orareve gjithashtu duhet të shikoni me kujdes ushqimin tjetër që konsumoni gjatë ditës. Duhet t’i eliminoni ushqimet e përpunuara./Koha.net