Ftesat në kombëtare, Ançeloti “thumbon” Ksavin: Unë nuk i telefonoj trajnerët, ata më thërrasin mua





Çavi Hernandez është ankuar për ftesat e shumta në kombëtaren që Barcelona ka marrë gjatë javëve të kaluara. Ai ka pranuar se nuk flet vetëm me Luis Enrike, por me të gjithë trajnerët që kanë lojtarë të Barçës në radhët e tyre.

“Iu kemi dërguar një plan dhe jemi në kontakt me ta”, tha trajneri. Për këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti. Ai është shprehur se nuk ka vepruar njësoj. “Unë nuk i telefonoj trajnerët, ata më thërrasin mua. Gjatë periudhës së përzgjedhjes nuk do t’i thërras trajnerët. Unë flas me ta paraprakisht për të raportuar gjendjen, por gjatë grumbullimit nuk flas”, tha Karlo Ançeloti.

Trajneri i Real Madrid është pyetur edhe për “El Clasico” të 16 tetorit në Bernabeu. “Ne e kemi ‘El Clasicon’ shumë larg. Ne përgatitemi mirë për ndeshjen e nesërme, lojtarët janë mirë. Ne mendojmë për këtë. Nuk ka kohë të mendojmë për ndeshjet që kemi në 15 ditë. Duhet të mendojmë për Osasuna dhe të fitojmë. Nuk duhet të mendojmë shumë, pasi synimi ynë është vetëm fitorja”, tha Ançeloti.