Futbollistja e famshme mbrohet nga Rashford prej meshkujve në klub!

Takim i rastësishëm në një klub të Manchesterit me Marcus Rashford rezultoi fatsjellës për futbollisten e famshme të Aston Villas, Alisha Lehman.

Kjo e fundit u gjen nën “sulmin” e një grupi meshkujsh të cilët kërkuan t’i afroheshin për të bërë foto dhe për ta komplimentuar për paraqitjen e saj, jo vetëm në fushë.

Megjithatë, i gjendur në “vendngjarje”, Rashford ndërhyri në kohën e duhur dhe i ofroi Lehman e shoqes së saj një vend në zonën VIP të klubit duke e larguar nga turma. Futbollistja e Aston Villas e vlerësoi gjestin e Rashford dhe e vlerësoi sulmuesit e Manchester United, i cili e lejoi të shijonte e qetë mbrëmjen në Manchester.