Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.
Lidhur me këto raste janë arrestuar disa të dyshuar.
Në Prishtinë një burrë është shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka goditur një grua.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:45.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.
Në Fushë Kosovë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete një burrë dhe një grua.
Të njëjtit sipas Policisë cilët kanë pësuar lëndime trupore.
“E dyshuara ka shkaktuar edhe dëmtim prone”- thuhet në njoftim.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Ndërsa, një grua në Viti ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një burrë.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti nën hetime, ka njoftuar Policia.
Në Ferizaj, Policia ka arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Lidhur me rastin, nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë, ka njoftuar Policia.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Pejë, një burrë është arrestuar dje nën dyshimin se ka shkelur urdhrin mbrojtës dhe kishte sulmuar fizikisht një grua.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.
Ndërsa në Gjakovë, një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.
Viktimës i është ofruar strehim dhe mbrojtje, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.