Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Belfastit ku nesër në mbrëmje do të përballet me Irlandën e Veriut.
Dardanët kishin triumfuar në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 3-2, derisa vendasit nesër synojnë revanshin.
Por para duelit me Kosovën nuk ka qetësi në kampin e irlandezo veriorëve.
Sulmuesi kryesor i vendasve, Kyle Lafferty është përjashtuar nga Kombëtarja shkaku i një komenti në rrjetet sociale.
35-vjeçari ka përdorur gjuhë sektare (të një sekti) dhe kjo është e papranueshme nga Federata e Futbollit të Irlandës së Veriut, duke e përjashtuar atë nga ekipi kombëtar.
“Lart keltët”, kaq ka thënë Lafferty që i ka kushtuar me përjashtim nga ekipi kombëtar.
“Lojtari i ekipit të meshkujve të Irlandës së Veriut, Kyle Lafferty, është përjashtuar nga skuadra përpara ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Kosovës dhe Greqisë”.
“Shoqata Irlandeze e Futbollit është në dijeni të një videoje në mediat sociale e cila është shpërndarë gjerësisht. Shoqata gjithashtu njofton se një hetim është nisur për videon nga klubi i sulmuesit, Kilmarnock FC”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut. /Telegrafi/