Granit Xhaka ka qenë shumë pranë largimit nga Arsenali për t’u transferuar te Roma sesionet e kaluara të merkatos. Mesfushori me origjinë shqiptare ka folur për mikrofonat e “ESPN” për prapaskenat e kësaj tratative dhe arsyet përse qëndroi te “Topçinjtë” e Londrës:
“Pa Mikel Artetën nuk do të isha më në këtë klub. Më ndihmoi shumë. Më mori mënjanë dhe më ndihmoi edhe me tifozët.
Kam pasur shumë fansa, por duhet të them se Arteta është një nga më të mirët që kam pasur ndonjëherë.
Isha shumë pranë transferimit te Roma. Nuk kalova te verdhekuqtë sepse Arteta dhe drejtori teknik Edu nuk më lanë që të largohesha, dëshironin që të qëndroja këtu.”, përfundoi Xhaka.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë, Granit Xhaka u aktivizua gjithsej në 27 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar 2 asiste.