Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka reaguar më në fund duke treguar se ndihet i hidhëruar me vendimin për ta lënë jashtë skuadrës së Kombëtares së Gjermanisë për Euro 2024.
Skuadra e Gjermanisë është e kompletuar për Euro 2024 dhe fatkeqësisht Hummels mbeti jashtë saj.
“Por, nëse e kuptova saktë, ai shqetësohej edhe për gjëra të tjera përveç pranimit të një roli zëvendësues. Siç e kuptova, ishte më tepër për gjëra të lidhura me moshën dhe formën”, përfundoi ylli i Dortmundit.
Ndryshe, Hummels ka treguar një formë të shkëlqyer kohët e fundit duke u bërë lojtari i ndeshjes në të dyja gjysmëfinalet kundër PSG-së, kështu që ai ndoshta mund ishte të paktën një zëvendësues i besueshëm në kombëtaren gjermane. /Telegrafi/