Kamionëve do të u ndalohet tejkalimi në autostradë!





Sipas rregulloreve aktuale ligjore në fushën e komunikacionit në Serbi, nuk ka kufizime për parakalim për automjetet e mallrave, përveç në vendet ku ndalohet shprehimisht me sinjalistikën e komunikacionit të vendosur.
Ministri i Ndërtimitarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi, Tomislav Momiroviq, ka nisur iniciativën për ndalimin e parakalimeve të kamionëve në autostradë, me qëllim të përshpejtimit të mëtejshëm të trafikut dhe rritjes së sigurisë. Praktikisht, rregullorja e re do të bëjë të pamundur parakalimin e një kamioni me kamion.

“Kemi analizuar praktikën krahasuese pozitive dhe zbatimin e “pilot” projekteve të ndryshme që lidhen me ndalimin e parakalimeve të kamionëve në autostrada. Është treguar se rezultate të mira në kuadër të përshpejtimit të trafikut jep ndalimi i parakalimeve për kamionët në autostrada në intervale të caktuara kohore kur rritet intensiteti i trafikut, le të themi nga ora 6 e mëngjesit deri në 18:00. Ndalimi i parakalimit të kamionëve në autostrada do të zvogëlojë bllokimet, do të përshpejtojë trafikun dhe do të rrisë më tej sigurinë e përdoruesve të rrugës, tha sot ministri Momiroviq në panelin e “Blic Biznis” “Elektromobiliteti – trendet globale, mundësitë dhe pengesat në Serbi”.

Ai ka shtuar se kërkesa për përgatitjen e studimit është dërguar në “Rrugët e Serbisë” mëngjesin e sotëm.

“Sot në mëngjes i kemi dërguar kërkesë “Rrugëve të Serbisë” për të përgatitur një studim. Në mënyrë që njerëzit të arrijnë më shpejt në vendet e tyre të preferuara turistike në të ardhmen, synimi ynë është të përshpejtojmë trafikun”, tha ministri.

Qëllimi i ndalimit të parakalimeve për kamionët në autostrada është të përshpejtohet trafiku dhe të sigurohet që qytetarët tanë të arrijnë Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Greqinë një orë më parë.

Siç theksoi ministri, ai tha se synimi është që kjo masë të hyjë në fuqi në sezonin e ardhshëm veror.