Shqipëri: Blerje masive e banesave nga serbët!





Qytetarët serbë po blejnë gjithnjë e më shumë apartamente në Shqipëri, sepse çmimi për metër katror atje është pesë herë më i ulët se pronat e ngjashme në Serbi!
Çmimi për metër katror fillon nga 330 euro e lart, edhe ate në bregdet, duke filluar nga Durrësi, Vlora përmes Sarandës deri në pikën më jugore – Ksamil.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Shqipëria ka pësuar një zgjerim të numrit të aranzhimeve turistike të realizuara për turistët nga Serbia, pasi nuk kishin masa rigoroze për hyrjen në vend, ndaj populli serb e pa potencialin turistik të këtij vendi pas pushimeve të tyre atje, shkruajn mediat në Beograd.

Ne pallatet e sapo ndertuara në Golem afër Durresit vetëm pesë minuta larg plazhit shiten apartamente me pamje nga deti nga 430 euro metri katror. Disa prej tyre kanë pamje nga deti, presin pronarin e ri që të zgjedhë edhe pllakat dhe janë me përmasa 50 metra katrorë.

Në Sarandë, e cila njihet si destinacion turistik, apartamentet i gjeni me 330 euro metri katror.
Kështu, një apartament prej 50 metrash katrorë, i cili gjendet në reklamat e klasifikuara në internet, kushton 16500 euro.

Për ata që duan të blejnë një apartament më të madh, një nga 70 metra katrorë mund të blihet për 30,000 euro, që është 429 euro për metër katror.

Gjithashtu, me pak para mund të blihen prona të paluajtshme në Vlorë, një qytet bregdetar shqiptar, në pikën ku deti Adriatik takohet me detin Jon. Një apartament prej 72 metra katrorë shitet në shpallje 25000 euro që është 347 euro metri katror.