Këngëtarin e njohur turk e vrasin në mes të lokalit, nuk dinte këngën që i kërkuan





Këngëtari i njohur turk, Onur Sener ka mbetur i vdekur brenda ambienteve të një lokali në Ankara teksa po performonte.
Mediat turke shkruajnë se këngëtari i grupit muzikor “The Boss” pati një debat me një grup personash të cilët i kërkuan të këndonte një këngë të cilën ai nuk e dinte.

Si pasojë, situata doli jashtë kontrollit dhe personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.
Nuk dinte këngën që i kërkuan, këngëtarin e njohur
Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa ka përcjellë për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”.

“Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin.“, ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit”, raportojnë mediat turke.
Nuk dinte këngën që i kërkuan, këngëtarin e njohur.