Në seancën e sotme të Qeverisë është propozuar ndryshimi ligjit për pagesën e 100 eurove shtesë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç.
“Nga data 16 deri më 31 maj do të hapim procesin e aplikimit, ku të gjithë ata që tashmë kanë aplikuar, 1,059,411 prej tyre, nuk duhet të riaplikojnë. Ne do t’i paguajmë automatikisht 100 euro, por do të hapim procesin e aplikimit për të gjithë ata që ndërkohë mbushin 16 vjeç, ose e kanë fituar atë të drejtë në ndonjë mënyrë tjetër, sepse duam t’u mundësojmë ta marrin këtë ndihmë të madhe”, ka thënë ministri i financave në qeverinë e Serbisë Sinisha Malli.
Ai ka shtuar se pagesa do të fillojë menjëherë nga 1 qershori dhe në tre ditët e para të qershorit do t’i paguhet të gjithëve, ashtu siç janë paguar të gjithë të regjistruarit në shkurt për 100 eurot e para./Spektri