Ky është shteti i parë amerikan që ndalon me ligj përdorimin e TikTokut

Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte nënshkroi të mërkurën aktin ligjor që ndalon përdorimin e aplikacionit me pronësi kineze TikTok në shtetin që ai drejton, duke u bërë kështu shteti i parë amerikan që ndalon aplikacionin e njohur të mediave sociale.

Në zbatim të aktit të djeshëm, ofrimi i aplikacionit Tik Tok nga kompanitë Google dhe Apple për përdoruesit që jetojnë në Montana do të përbëjë shkelje ligjore, përcjell klankosova.tv. Ndalimi hyn në fuqi në 1 janar të vitit 2024 dhe në rast shkeljeje, si Tik Tok dhe kompanitë Google dhe Apple mund të përballen gjoba deri në 10 mijë dollarë në ditë.

Aplikacioni TikTok përdoret nga më shumë se 150 milionë amerikanë, por një numër në rritje ligjvënësish dhe zyrtarësh shtetërorë po bëjnë thirrje për ndalimin e tij në të gjithë Shtetet e Bashkuara mes shqetësimeve për ndikim të mundshëm të qeverisë kineze tek kjo platformë.

TikTok, siç shkruan Voice of America, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, përmes një deklarate tha se akti ligjor cënon Amendamentin e Parë të kushtetutës amerikane për lirinë e shprehjes, duke shtuar se platforma “do të mbrojë të drejtat e përdoruesve të saj brenda dhe jashtë shtetit të Montanës.

Më herët kompania ka hedhur poshtë dyshimet për ndarjen e të dhënave të përdoruesve të saj me qeverinë kineze dhe ka deklaruar se nuk do ta një gjë e tillë nëse do t’i kërkohej./Klan Kosova