Lajçak pas takimit me opozitën: Kishim shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasur në ditën e dytë në Kosovë.

Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Ai tha se ishte një ditë produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit mbi dialogun.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar ai.