Lista e pasaportave më të fuqishme, Serbia në vendin e 38-të

Pasaporta serbe gjindet në vendin e 38-të në mesin e dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit në botë dhe qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë në 136 shtete pa viza, ka njoftuar kompania “Hanley and Partners”.

Që nga viti 2006, kjo kompani ka renditur pasaportat e 199 vendeve duke përdorur të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Indeksi i pasaportave Henley, bazuar në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), ka gjurmuar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

Pasoši
Pasoši

Japonia është në vend të parë dhe me pasaportën e këtij vendi mund të hyni pa vizë në 193 nga 227 destinacione, në vend të dytë janë Singapori dhe Koreja e Jugut, e ndjekur nga vendet anëtare të BE-së.

Spanja dhe Gjermania ndajnë vendin e tretë dhe qytetarët e këtyre vendeve mund të vizitojnë 190 vende pa vizë, pasuar nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu në vendin e katërt (189), ndërsa Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia janë në vendin e pestë (188).

Sa i përket vendeve nga Ballkani, Hungaria renditet në vendin e nëntë (183), Sllovenia renditet në vendin e 11-të (181), Rumania renditet në vendin e 16-të (174), dhe Kroacia në vendin e 17-të.