Një grup prej mbi 15 të rinjsh dhe të rejash nga Lugina e Preshevës patën mundësinë të zhvillojnë një vizitë studimore në Ulqin dhe Tuz, ku u takuan me bashkëmoshatarë, organizata shqiptare dhe përfaqësues të institucioneve lokale. Gjatë qëndrimit, ata vizituan edhe vende të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në Mal të Zi.
Shumë shpejtë, të rinjtë shqiptar nga Tuzi dhe Ulqini pritet të zhvillojnë një vizitë të ngjashme në Luginën e Preshevës, në kuadër të së njëjtës nismë, e cila ka për qëllim njohjen e ndërsjellë, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit midis të rinjve shqiptarë në të dyja rajonet.
Me anë të kësaj, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi po vazhdojnë bashkërendimin dhe koordinimin në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Pjesëmarrësit nga Lugina u pritën ngrohtësisht në Mal të Zi, duke përjetuar mikpritjen e njohur shqiptare dhe duke ndarë me bashkëmoshatarët e tyre tema që lidhen me sfidat dhe aspiratat e përbashkëta të të rinjve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar falënderon Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe kryetarin z. Faik Nika për bashkëpunimin dhe mbështetjen, organizatat pritëse në Tuz e Ulqin, poashtu dhe kryetarin e Komunës së Tuzit z.Lindon Gjelaj, e z.Nik Gjeloshaj, Zv. Kryeministri Minister dhe Minister per Ekonomi.
Marash Dukaj, Minister i Administrates Publike
Nikollë Camaj, deputet e nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi për mikpritjen e treguar ndaj të rinjve nga Lugina e Preshevës.
Ky nuk është as projekti i parë dhe as i fundit i përbashkët ndërmjet dy këshillave kombëtarë shqiptarë.
