Luginasi Betim Fazliji shpreson në rezultate pozitive për ndeshjet e marsit

Betim Fazliji është tejet i motivuar për ndeshjet që Kosova do t’i zhvillojë në muajin mars.

Anëtari i Dardanëve është grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji, e që do të jetë një miqësore dhe dy për kualifikime në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Mbrojtësi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për të është kënaqësi të kontribuoj për Kosovën dhe shpreson në rezultate pozitive.

“Gjithmonë është kënaqësi të grumbullohesh nga Kosova. Të bashkuar shpresojmë të ju gëzojmë me rezultate të mira”, ka shkruar Fazliji në llogarinë e tij në rrjetin social.

Ndryshe Fazliji është me prejardhje nga Miratoci i Preshevës dhe luan për St. Gallen në Zvicër.

Kosova sot (e mërkure) takohet me Lituaninë, miqësore kjo që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Derisa më 28 dhe 31 mars, do të takohet me Suedinë, respektivisht Spanjën. /Telegrafi/