Lutfi Haziri kërkon nga Glauk Konjufca ta përqafojë Isa Mustafën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që ta përqafojë ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nëse Konjufca ia jep dorën Mustafës për letrën që ia ka kërkuar Mogherinit, për rolin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin, duhet ta përqafojë atë, njofton Klan Kosova.

“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqaf. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë”, tha Haziri.

Kujtojmë se Konjufca ka folur për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë.

Konjufca në një intervistë në RTV 21 ka thënë se letra në fjalë sot po i ndihmon shumë Kosovës. /Klankosova.tv