Mblidhet urgjent KPM-ja, do të shqyrtohet dosja e pezullimit të certifikatës të Klan Kosova

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti është parë duke hyrë në zyrën e tij në KPM pak minuta më herët.

Klan Kosova ka raportuar se është thirrur një mbledhje konsultative nga ora 18:00 dhe sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, kjo ka të bëjë me shqyrtimin e dosjes pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me televizionin.

“Mbledhja veçse ka nisur. Është kryetari i KPM-së me një zyrtar tjetër të këtij komisioni, i cili hyri në zyrat e këtij objekti. Pritet të shihet se sa do të zgjasë ky takim konsultativ dhe cili është qëllimi, më saktë a pritet të ketë ndonjë vendim sot.” – ka bërë të ditur Klani.

Është bërë e ditur se mbledhja ku do të shqyrtohet edhe lënda për vendimin lidhur me Klan Kosovën do të mbahet nesër nga ora 14:00, ku do të shqyrtohen të gjitha dokumentet e nevojshme./GazetaSinjali