Ministri Sveçla arrin në vendin ku u kidnapuan tre policët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, aty ku janë kidnapuar tre zyrtarët e Policisë së Kosovës nga policia serbe.

RTK ka publikuar disa fotografi të Sveçles ku ka arritur në vend ngjarje.

Sveçla në reagimin e tij disa minuta më herët ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës”.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.”, ka thënë ai.